Donatella Versace tregon detaje të takimit të saj me Britney Spears

Donatella Versace i tregoi disa detaje rreth takimit të saj të fundit me Britney Spears.
Dizajnerja e modës do ta krijojë fustanin e nusërisë së këngëtares për martesën e saj me të fejuarin Sam Asghari dhe kjo dyshe u ribashkua së fundmi gjatë udhëtimit të Donatellës në Los Anxhelos për Oscars 2022.
“Ajo është me pushime tani,” tha Donatella për Vanity Fair, duke shtuar se Britney “po ndihej mirë”.
“Unë e gjej atë në një gjendje shpirtërore të mahnitshme. E di që ka kaluar shumë kohë. Jam shumë e lumtur që e shoh ashtu”, vazhdoi dizajnerja.
Britney e postoi në Instagram vizitën e Donatellës një javë më parë, duke ndarë një foto të tyre, ku duken së bashku edhe me Sam.
