75 Mall Live Search
22:56 / E Martë, 05 Prill 2022 / OSH

​Hyseni: S’jam i sigurt se në fund të procesit të dialogut Serbia do ta njohë Kosovën

Ish-kryenegociatori për dialog, Skënder Hyseni, ka deklaruar se mendon që Serbia në fund të këtij procesi ka mundësi të mos e njohë Kosovën.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka theksuar se askush nuk është i sigurt që Serbia do ta njohë Kosovën.

“Nëse me pyetni se a jam i sigurt se në fund të një procesi se Serbia a do ta njohë Kosovën, përgjigja ime është jo. Edhe nëse e kemi drojën se pas një procesi të stërzgjatur të dialogut Serbia nuk e njeh Kosovën, kjo nuk e bën më pak të rëndësishme angazhimin serioz të Kosovës në dialog, insistimin dhe me këmbëngulje çdo ditë duhet t’i bëhet presion edhe Uashingtonit, Parisit edhe Berlinit se ne duam dialog dhe paqe”, ka thënë Hyseni.