75 Mall Live Search
13:49 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / OSH

Mehmeti: Stabiliteti financiar i Kosovës është i qëndrueshëm

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, ka thënë se në muajt e parë të vitit 2022 ka pasur rritje të importit, rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit.

Ai tha se është e vështirë ndërhyrja e BQK-së pas ngritjes së çmimeve në vend pasi inflacioni është i importuar.

Vetëm në janar të këtij viti, Mehmeti tha se shkalla e inflacionit është 7.1 për qind, por stabiliteti financiar i Kosovës është i qëndrueshëm.

Këto komente Mehmeti i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.