75 Mall Live Search
16:42 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / A. M.

Lufta në Ukrainë/ Sekretarja amerikane paralajmëron pasoja të rënda në ekonominë botërore

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen, ka paralajmëruar për një valë tronditëse ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, duke përfshirë ndërprerjet në rrjedhën e ushqimit dhe energjisë.

“Veprimet e Rusisë përfaqësojnë një fyerje të papranueshme ndaj rendit global të bazuar në rregulla dhe do të kenë pasoja të mëdha ekonomike në Ukrainë dhe më gjerë”, tha Yellen.

Lufta dhe sanksionet  e Perëndimit  kanë rritur tashmë çmimet e ushqimeve dhe energjisë dhe kanë ngritur shqetësime për një ngadalësim ekonomik apo edhe recesion.

Duke folur para Komitetit të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve, Yellen e përshkroi pushtimin rus si “brutal dhe të paprovokuar” dhe theksoi se Departamenti i Thesarit është i përkushtuar për ta mbajtur Rusinë “përgjegjëse për veprimet e saj”.

Globalisht, përhapjet nga kriza po rrisin dobësitë ekonomike në shumë vende që tashmë po përballen me barrë më të larta borxhi dhe opsione të kufizuara politikash ndërsa rikuperohen nga Covid-19,” tha Yellen.

Yellen shtoi se Thesari do të bëjë presion ndaj bankave shumëpalëshe të zhvillimit për të përshpejtuar ndihmën ushqimore për vendet “e cenueshme”.

Çmimet e energjisë janë rritur nga shqetësimet për furnizimin nga Rusia, eksportuesi numër 1 i naftës bruto në botë.

“Ne jemi dëshmitarë të cënueshmërisë që vjen nga mbështetja në një burim karburanti ose një partner tregtar,kjo është arsyeja pse është e domosdoshme të diversifikohen burimet dhe furnizuesit e energjisë.”- tha ajo.