75 Mall Live Search
23:47 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / AR

Zyrtare/ Këta janë yjet që do të performojnë në Coachella 2022

Pas largimit të Kanye West, u gjetën edhe titullarët e fundit për festivalin muzikor të mirënjohur.

The Weeknd dhe Swedish House Mafia do të zëvendësojnë Kanye West. Billie Eilish dhe Harry Styles mbeten si interpretues për dy datat e së premtes dhe të së shtunës, respektivisht.

Zyrtarisht, këta janë yjet që do të performojnë në

Swedish House Mafia supozohej të ishin të ftuar special pasi ishin të listuar në posterin origjinal të festivalit. Sidoqoftë, grupi i përbërë nga Axwell, Steve Angello dhe Sebastian Ingrosso, do të jenë performues kryesorë si rezultat i largimit të Kanye-s.

Zyrtarisht, këta janë yjet që do të performojnë në

“Kanye po tërhiqet sepse dëshiron të qëndrojë larg syrit të publikut pas gjithë dramës me Kim dhe Pete, ai dëshiron të marrë ndihmë,” tha një burim për Page Six. Javën e kaluar u tha Kanye i kishte thënë Kim-it se do të tërhiqej nga rrjetet sociale, nuk do të jepte asnjë deklaratë publike dhe do të kërkonte ndihmë.

Coachella do të zhvillohet nga 15 deri më 24 prill.