75 Mall Live Search
15:40 / E Enjte, 07 Prill 2022 / kutia

Liverpooli nënshkruan me supertalentin portugez

Liverpooli e ka mbyllur marrëveshjen me supertalentin portugez, Fabio Carvalho. Lojtari i Fulham i iku skuadrës së madhe angleze për vetëm 2 minuta në afatin kalimtar dimëror ngase në minutat e fundit të afatit dy skuadrat nuk kishin arritur të kompletonin dokumentacionin e marrëveshjes.

Fabrizio Romano ka treguar detajet e marrëveshjes. 5 milionë euro, plus 2.7 milionë bonuse është shifra e marrëveshjes për Carvalhon. Kontrata do të jetë deri në qershor 2027.

Testet mjekësore tashmë kanë përfunduar në Liverpool me lejen e Fulham dhe Jürgen Klopp tashmë ka pasur një bisedë me futbollistin.

Liverpooli nuk do të zyrtarizojë marrëveshjen deri në fund të sezonit për të respektuar Fulhamin dhe tifozët e tyre./Indeksonline/