75 Mall Live Search
17:27 / E Enjte, 07 Prill 2022 / LB

Video/ Albulena Haxhiu e Abelard Tahiri përplasen fort për çështjen e noterëve

Çështja e noterëve ka përplasur fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ish ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ky i fundit i kërkoi ministres Haxhiu që të mos flas për tema tjera, por të fokusohet tek Ligji për Këshillin Prokurorial.

“Fol për çka ke ardh në Kuvend. Lej noterët. Aty t’kam mund. Kështu që edhe këtu ke me kthy në pikën zero”, ka thënë Tahiri në seancën e sotme plenare, transmeton Indeksonline.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Haxhiut për çështjen e noterëve, duke thënë se për sa kohë që do të jetë ministre e Drejtësisë nuk do t’i bëj noterë ata të cilët, sipas saj, Abelard Tahiri ka ndërhy për t’i vlerësuar me pikë maksimale.

“Sa i përket procesit të noterëve, as mënja mos të shkon që kam me ti bërë noterë ata qe ti po mendon e që ti ke ndërhy me i vlerësu më së larti me pike. Jo Abelard Tahiri sa të jem unë ministre kurrë jo”, ka thënë Haxhiu.