75 Mall Live Search
18:25 / E Enjte, 07 Prill 2022 / A. M.

Vendimi befasues i Serbisë, voton pro suspendimit të Rusisë nga një degë e Këshillit të OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 93 vota për ka miratuar pezullimin e Rusisë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut, gjatë një mbledhjeje të mbajtur në New York.

Vendimi pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit në Ukrainë, shkruan BBC.

Në mesin e shteteve që votuan pro suspendimit, çuditërisht ishte edhe Serbia që udhëhiqet nga Aleksandër Vuçiq, transmeton Indeksonline

Kujtojmë se kundër votuan 24 shtete ndërsa abstenuan 58.

No description available.

Vlen të theksohet se ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme”, duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin Bucha.

Ndwrsa, përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, dënoi votimin dhe kombe të tjera, përfshirë Korenë e Veriut dhe Sirinë, u rreshtuan përkrah tij. /Indeksonline/