Pezullimi i Rusisë ekspozon ndarjet në OKB

Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut është i paprecedentë.
Asnjëherë më parë Asambleja e Përgjithshme nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë kundër një anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Raportet e dala nga Ukraina kanë shkaktuar panik.
Një anëtar i zgjedhur i këshillit për të drejtat e njeriut supozohet të mbrojë dhe promovojë të drejtat e njeriut, shkruan BBC.
Imazhet nga Bucha sugjerojnë se trupat ruse kanë bërë të kundërtën.
Kjo është arsyeja pse 93 vende anëtare të OKB-së mbështetën masën e udhëhequr nga ShBA për të pezulluar Rusinë. Por, OKB ka 193 anëtarë, kështu që më pak se gjysma votuan pro: 58 abstenuan, 24 votuan kundër, 18 të tjerë ishin jashtë dhomës.
Vendet perëndimore e shohin pezullimin e Rusisë si thelbësore nëse OKB-ja dëshiron të përmbushë mandatin e saj për të drejtat e njeriut, por të tjerët e shohin atë si thellësisht përçarës.
Disa nga vendet që abstenuan, mes tyre Afrika e Jugut, kundërshtuan marrjen e këtij vendimi përpara se vetë hetimi i këshillit për krimet e luftës në Ukrainë të ketë filluar punën, e lëre më të lëshojë raportin e tij.
Votimi i sotëm është një goditje e madhe për Rusinë, por është gjithashtu një rikujtim se OKB-ja po e ka gjithnjë e më të vështirë të bëjë punën e saj.