Drogë në Prishtinë/ Arrestohen pesë persona në katër raste të ndara

Pesë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në katër raste të ndara për posedim të substancave narkotike.
Tri raste kanë ndodhur në Veternik të Prishtinës dhe një në Hajvali, shkruan IndeksOnline.
Sasia e drogës së konfiskuar nuk është e madhe ndërsa prokurori ka urdhëruar që të gjithë të arrestuarit të lirohen në procedurë të rregullt./IndeksOnline/