75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 08 Prill 2022 / k.v

Arratiset një person nga Burgu i Lipjanit

Një person është arratisur mbrëmë nga Qendra Edukative Korrektuese në Lipjan, shkruan IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se i dyshuari derisa ishte në mbajtje të dënimin në QEK, është arratisur dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është raportuar të enjten në orën 20 e 41 minuta.

Sipas policisë, njësitë relevante janë duke e marrë me rastin./IndeksOnline/