75 Mall Live Search
16:21 / E Premte, 08 Prill 2022 / A. M.

Gjykata konfirmon ligjshmërinë e Kuvendit të FFK-së

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën-propozimin për masën e përkohshme të klubit futbollistik FC Vita, përmes të cilit propozim ishte kërkuar që të pezullohet mbajtja e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së.

Klubi Futbollistik Vitia, kishte ngritur kërkesë-propozim për pezullimin e kuvendit të FFK-së duke u bazuar në shkelje statutore, mirëpo Gjykata Themelore në Prishtinë e ka quajtur si të pa bazuar kërkesën e klubit.

Përkundër padive të ndryshme FFK-ja vendosi mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor ku zgjodhi Agim Ademin në krye të këtij institucioni edhe për një mandat tjetër katërvjeçar pasi që nuk kishte kundëkandidat.