75 Mall Live Search
20:03 / E Premte, 08 Prill 2022 / MSH

​Kancelari gjerman: Vendet duhet të pranojnë më shumë refugjatë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz u ka bërë thirrje vendeve të tjera perëndimore më larg Ukrainës që të pranojnë më shumë refugjatë, gjatë një konference të përbashkët me kryeministri i Britanisë, Boris Johnson në Londër.

Duke folur në Doëning Street të premten, Scholz e përshkroi zhvendosjen e miliona njerëzve nga Ukraina si “një nga pasojat e tmerrshme të kësaj lufte të tmerrshme”.

“Shumë vende në Evropë kanë pritur refugjatë, veçanërisht ata përgjatë kufijve të Ukrainës – Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Rumania – dhe ne u jemi shumë mirënjohës këtyre vendeve,” tha ai.

“Pjesa më e madhe e refugjatëve ka arritur në Poloni, më shumë se dy milionë. Ne kemi më shumë se 300,000 refugjatë në Gjermani.Dhe kjo është arsyeja pse ne do të ishim të lumtur dhe mirënjohës nëse shumë vende do të merrnin pjesë praktikisht në pritjen e refugjatëve, sepse kjo do të jetë një detyrë dhe sfidë e madhe përpara.”

Duke folur për BBC të premten, Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel kërkoi falje për kohën që i është dashur për të vendosur një sistem për të lejuar refugjatët ukrainas të aplikojnë për të ardhur në MB.

Shifrat e Home Office tregojnë se qeveria deri më tani ka dhënë 41,000 viza, por vetëm një e katërta e tyre – 12,000 persona kanë mbërritur në Britani.