Dafina e dëshmon që është këngëtare e vërtetë, këndon edhe me hundë mbyllur

Shumë herë këngëtarët e estradës akuzohen nga audienca për performanca të dobëta ose edhe për përdorim të “auto-tune” në këngët e tyre.
Një nga këngëtaret më me nam në estradën shqiptare, Dafina Zeqiri, tashmë e ka dëshmuar të kundërtën.
Përveç që po i mbushen sallat e koncerteve, fansat po e duartrokasin për performancat e saj.
Ajo së fundmi ka ndarë një video në tiktok ku këndon “live” gjatë rregullimit të flokëve dhe grimit dhe zëri i saj është magjepsës.
Akoma më të veçantë këtë performancë të sajën e bën fakti qe ajo po këndon me hundë mbyllur.
Shikojeni videon më poshtë: