75 Mall Live Search
09:10 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / MSH

Lëndohet një punëtor i KEDS-it, u rrëzua nga lartësia

Një punëtor i KEDS-it ka pësuar lëndime, pasi u rrëzua nga një lartësi prej rreth 3 mtrash.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:45, në rrugën “Bali Kuqi” në Suharekë.

Sipas njoftimit të policisë, i lënduari është dërguar në spitalin rajonal për trajtim.

Mjekët kanë bërë të ditur se ai është jashtë rrezikut për jetë.