75 Mall Live Search
09:41 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / MSH

Mitrovicë, organizohen lojëra bixhozi

Të enjten në Mitrovicë është arrestuar një person nën dyshimin se ka instaluar lojëra të paligjshme bixhozi në kompjuterët në lokalin e tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 21:15.

I dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Afrim Haziri, Mitrovicë 07.04.2022 – 21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit në lokalin në të cili ishte  janë gjetur dhe sekuestruar dy shtëpiza të kompjuterit në të cilat dyshohet se ka pasur të instaluara lojëra të pa ligjshme bixhozi. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.