75 Mall Live Search
14:45 / E Diele, 10 Prill 2022 / MSH

Ukraina thotë se rusët vodhën substanca vdekjeprurëse të Çernobilit

Ukraina thotë se forcat ruse që pushtuan ish-centralin bërthamor të Çernobilit, kanë vjedhur substanca radioaktive nga laboratorët kërkimorë, të cilat mund t’i vrasin ata.

Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit njoftoi se trupat ruse hynë në një zonë magazinimi të bazës kërkimore dhe vodhën 133 substanca radioaktive, shkruan BBC.

“Edhe një pjesë e vogël e këtij aktiviteti është vdekjeprurëse nëse trajtohet në mënyrë joprofesionale”, tha agjencia, duke shtuar se “lokacioni i substancave të vjedhura aktualisht nuk dihet”.

Në fillim të kësaj jave, ministri ukrainas i energjisë, German Gulashchenko, tha se ushtarët rusë u ekspozuan ndaj një sasie të rrezatimit bërthamor, duke thënë se disa prej tyre mund të kenë më pak se një vit jetë.

“Ata gërmuan tokë të zhveshur të kontaminuar me rrezatim, mblodhën rërë radioaktive në thasë për fortifikim, thithën këtë pluhur”, tha Gulashchenko.