75 Mall Live Search
15:16 / E Diele, 10 Prill 2022 / LB

Dembele rifiton besimin e Xavit

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, mund të rikthehet në ekipin titullar për ndeshjen e sotme në La Liga me Levanten.

Francezi u la jashtë ekipit startues kundër Eintracht Frankfurt në Ligën e Evropës të enjten mbrëma, duke u paraqitur në 28 minutat e fundit të ndeshjes së parë çerekfinale.

Dembele ka dhënë tetë asistime dhe një gol në gjashtë paraqitjet e tij të fundit në ligë, megjithatë ai dhe po përpiqet të marrë vendin e Adama Traores për ndeshjen e ligës së kësaj fundjave.

Barcelona pritet të jetë pa shërbimet e Gerard Pique për shkak të një problemi në ijë që mbrojtësi pati kundër Frankfurtit.

Si rezultat, Ronald Araujo mund të luajë në qendër të mbrojtjes së bashku me Eric Garcia, kurse Dani Alves, i cili nuk është në skuadrën e Ligës së Evropës pritet të luajë në krahun e djathtë.

Trajneri Xavi nuk ka gjasa të bëjë ndryshime të mëdha nga ndeshja evropiane e së enjtes, por duhet të ketë një rikthim për Frenkie de Jong në mesfushë, me Gavi që mund të braktisë.

Barcelona pritet të startojë me formacionin e më poshtëm ndaj Levantes, ndeshje e cila starotn ga ora 21:00.

Barcelona: Ter Stegen; Alves, Araujo, E Garcia, Alba; Pedri, Busquets, F de Jong; Dembele, Aubameyang, Ferran