75 Mall Live Search
16:35 / E Diele, 10 Prill 2022 / C E

Humbja në derbi “dhemb”, tifozët u heqin fanellat lojtarëve të Hertha Berlinit

Hertha e Berlinit humbi thellë në derbi ditën e djeshme, teksa u mposht 4-1 nga skuadra e Union. Një disfatë që “dhemb” tek skuadra e Herthas, e cila tashmë rrezikon seriozisht rënien në një kategori më poshtë, pasi aktualisht mbajnë vendin e parafundit në Bundesligë, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund.

Kjo humbje nuk është “kapërdijë” lehtë nga tifozët e Herthas, të cilët menjëherë pas përfundimit të takimit kanë zbritur disa tifozë në fushën e lojës për t’iu kërkuar lojtarëve llogari për gjendjen në të cilën ndodhet skuadra e tyre.

Ndër të tjera tifozët i kanë kërkuar lojtarëve që të heqin fanellat e skuadrës përpara tribunës plot me tifozë, si një çmim që duhet të paguanin për shkak të rezultateve zhgënjyese, duke thënë që nuk e meritojnë ta veshin.