Çka thotë Presidenca e Kosovës pasi Kina i dërgoi armë Serbisë

Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas dërgimit të armëve kineze në Serbi.
Vela ka shprehur shqetësim mbi këtë zhvillim, meqë thotë se kjo është dita e dytë që ndodhë një gjë e tillë, dhe se anëtarësimi i Serbisë në Europë, duhet të ndalet.
”Dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në #Serbi: disa fluturake të 🇨🇳PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yellow River Group prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”, ka shkruar ai në Twitter./Indeksonline/
❗️ Second day of shipments of Chinese arms to #Serbia: several flights of 🇨🇳PLAAF (Chinese Air Force) flew over Bosphorus en route to Batajnica Air Base to deliver Guizhou Aerospace Industry Shaanxi Yellow River Group manufactured HQ22 Red Banner SAM system's export version FK3. pic.twitter.com/o229AwclnZ
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 10, 2022