Osmani e interesuar në “hiking”, kërkon rekomandime për vende të mira

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e sotme ka vendosur t’ia kushtojë ndjekësve të saj.
Përmes një pyetësori në Instagram, ajo iu përgjigj pyetjeve të shumta që iu adresuan, shkruan Indeksonline.
“A po vjen ne hiking?” ishte pyetja të së cilës iu përgjigj:
“Po i pres rekomandimet se cilat janë vendet më të mira”.

Ndërsa në pyetjen se cila është kënga që e ka dëgjuar më së shumti këtë vit, duke publikuar një imazh krahë Dua Lipës ajo zbuloi se “Levitating” e Dua Lipës është kënga që e ka dëgjuar më së shumti këtë vit teksa ka etiketuar edhe këngëtaren me famë botërore./Indeksonline/
