75 Mall Live Search
22:45 / E Diele, 10 Prill 2022 / C E

Tjetër barazim për Milanin, ndalet edhe nga Torino

Pas barazimit pa gola javën e kaluan ndaj Bolonjës, Milani ka bërë një tjetër hap të gabuar në luftën për titull kampioni në Serie-A duke u ndalur po ashtu me barazim pa gola nga Torino në kuadër të javës së 32-të në Seri-A.

Gjatë gjithë ndeshje Torino ishte më kërkuese dhe krijoi disa herë raste më të mira për të shënuar gol por nuk ia doli.

Ky barazim më së shumti i konvenon rivalit të Milanit për titull, In\teri që tashmë ka vetëm dy pikë më pak në vendin e dytë, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Bolonjës.

Pas këtij barazimi Milani ka 68 pikë në vendin e parë, kurse Torino renditet e 11-ta me 39 pikë.