TuSimple fillon testimin e kamionëve pa shoferë

Në shumë vende të botës kanë filluar të testohen veturat pa pilotë.
Mirëpo, mungesa e shoferëve ka bërë që një gjë e tillë të aplikohet edhe për kamionë.
Kompania TuSimple në San Diego të Shteteve të Bashkuara është duke punuar për një kamion autopilot, i cili do të bartë mallra.
Ndonëse kompania ka krijuar një mori prototipësh që nga viti 2015, akoma nuk ka lëshuar për përdorim konkret një kamion të tillë, teksa kompani të tjera të mëdha, përfshirë dhe Volkswagen, janë duke i bërë konkurrencë.
TuSimple ka testuar një kamion duke transportuar mallra nga Arizona në Oklahoma, për mbi 1500 kilometra.
Por, kompania pati shoferin prezent në kamion gjatë gjithë transportit, në rast të ndonjë të papriture.
Udhëtimi u realizua për 14 orë, 10 orë më pak sesa po të voziste një shofer.
Megjithatë, kompania është duke shqyrtuar mundësinë që kamionët e saj të mos qarkullojnë në rrugët e zakonshme, por në autostrada të cilat do t’i projektojë vetë kompania.
Një prototip i tillë nuk pritet të vihet në funksion të plotë të paktën deri në vitin 2024./Indeksonline/