75 Mall Live Search
09:33 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / k.v

Keni dhimbje shpine? Lehtësoni atë për vetëm 10 minuta

Më shumë se 80 për qind e njerëzve me dhimbje kronike të shpinës, të cilët kanë marrë një trajtim vetëm 10-minutësh të radiofrekuencës, ju është pushuar dhimbja tërësisht pas një viti, zbulon një studim i ri.

Studiuesit thonë se teknika e radioterapisë së tyre me anë të CT-së mund të ndihmojë për të lehtësuar dhimbjen kronike të shpinës.

Trajtimi i ri dhe minimalisht invaziv u testua në 80 njerëz që kishin dhimbje kronike shpine për të paktën 3 muaj, transmeton Indeksonline.

Për 90 për qind të njerëzve me dhimbje shpine simptomat do të kalojnë brenda 6 javëve. Por për 10 përqindëshin e mbetur, ka gjasa që trajtimet mjekësore aktuale vetëm ta lehtësojnë dhimbjen. Në raste të rënda, kirurgjia për të lehtësuar presionin nervor është alternativa më e mirë, transmeton Indeksonline./Indeksonline/