75 Mall Live Search
23:29 / E Martë, 12 Prill 2022 / OSH

Zelensky dhe gruaja të ndarë për më shumë se një muaj: Flasim vetëm me telefon!

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska, thotë se ajo dhe presidenti Volodymyr Zelensky kanë jetuar veçmas për më shumë se një muaj për të mbrojtur atë dhe fëmijët e saj.


Ajo i tha CNN përmes emailit: “Volodymyr dhe ekipi i tij aktualisht jetojnë në zyrën e presidentit. Për shkak të rrezikut, unë dhe fëmijët e mi u ndaluam të qëndronim atje. Kështu, për më shumë se një muaj ne komunikojmë vetëm me telefon.”

Zelenska tha se burri i saj ka “treguar të njëjtat tipare” që ai shfaq si një “baba i mrekullueshëm” në udhëheqjen e tij të kohës së luftës.

“Ai nuk ka ndryshuar. Thjesht më shumë njerëz e panë atë me sytë e mi,” tha ajo.

Zonja e parë tha se lufta nuk duhet të bëhet “e zakonshme” dhe të vdekurit e Ukrainës nuk duhet të bëhen statistika.

“Mos u mësoni me pikëllimin tonë!” ajo tha.