Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni në këtë numër telefoni, vuan nga sëmundja e harresës

Familjarët e Rrushe Gashi-Reqicës po kërkojnë ndihmë për ta gjetur atë, pasi është zhdukur sot.
Rrushja vuan nga sëmundja e harresës, e njohur si sëmundja Alzheimer.
Ajo është parë për herë të fundit në lagjen Vranjevc, rreth orës 16:00, raporton Indeksonline.

Nëse iu ka rastisur ta shihni apo takoni Rrushen ndokund, lajmërohuni në numrin: 044144865.