I hapet rruga rritjes së pagës minimale në 264 euro

Në mbledhjen e Qeverisë që është duke u mbajtur tani është shqyrtuar projektligji për rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, shkruan IndeksOnline.
“Miratimi i këtij projektligji në Kuvend hap rrugë që të sjell vendimin e rritjes së pagës në vlerë në 264 euro bruto, 1.5 euro për orë. Normalisht që ky është vetëm fillimi dhe kjo shumë do të rishikohet përsëri”, tha ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ky projektligj u miratua nga të pranishmit./IndeksOnline/