75 Mall Live Search
10:39 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Qeveria voton raportin e Bulliqit për demarkacionin, i mbetet Kuvendit ta shqyrtoi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se tashmë është votuar që të kalohet në Kuvendin e Kosovës  raporti apo marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Pas raportimit të Komisioni për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, para kabinetit qeveritar, tashmë është votuar që ky raport të shkojë në Kuvendin e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka theksuar se sot është respektuar puna e të gjithëve dhe mendimet e anëtarëve të kabinetit qeveritar pas raportimit të anëtarëve të komisionit dhe si i tillë ky raport/marrëveshje dërgohet në Parlamentin e Kosovës, aty ku edhe do të vendoset për çështjen e demarkacionit me  Malin e Zi.

Haradinaj ka thënë se vendimi final i takon Kuvendit dhe se tashmë është gati për t’u dërguar në Kuvend./Indeksonline/