75 Mall Live Search
22:36 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / AR

800 milionë dollarë, Biden e njofton Zelenskyn për ndihmën e radhës

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka njoftuar për një bisedë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai e ka njoftuar Zelenskyn për ndihmë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.

“Sot fola me Presidentin Zelenskyy dhe ndava me të se administrata ime po autorizon një shtesë prej 800 milionë dollarësh në armë, municione dhe ndihmë të tjera sigurie për Ukrainën”, ka shkruar Biden./Indeksonline/