75 Mall Live Search
10:19 / E Enjte, 14 Prill 2022 / B O

Ushtria ukrainase i godet Rusisë me raketë anijen më të madhe në flotën detare

Moskva është anija më e rëndësishme në flotën ruse të Detit të Zi. Kjo flotë e Rusisë është dëmtuar rëndë mbrëmë nga një raketë ukrainase.

“Si pasojë e goditjet me municion, Moskva mbrëmë shpërtheu. Anija është dëmtuar rëndë” ka bërë të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ukraina kishte raportuar më parë se bombardonte anijen më të rëndësishme në flotën ruse të Detit të Zi dhe duket se mbrëmë ia ka arritur cakun./Indeksonline/