Moment i sikletshëm, Megan Fox refuzon puthjen nga i fejuari

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly u fejuan në janar të 2022, në Porto Riko dhe shpesh shfaqin dashurinë e tyre në publik.
Por si çdo çift tjetër, dyshja duket se kanë pasur një moment të tensionuar teksa ishin në tapetin e kuq të dielën, transmeton Indeksonline.
Megan refuzoi përpjekjen e të fejuarit për t’u puthur në tapetin e kuq në “Daily Front Row Awards 2022”. Ky moment u kap nga kamerat.
Teksa të dy ishin në tapetin e kuq, Machine Gun Kelly vendosi krahët rreth belit të Megan dhe kështu iu shmang puthjes së tij.
Megan u largua nga ai, teksa ai nga sikleti filloi të buzëqeshte, shkruan DailyMail.
Në atë event, Megan mahniti me një fustan ngjyrë kafe, duke vënë në pah belin e saj të vogël./Indeksonline/