75 Mall Live Search
11:28 / E Enjte, 14 Prill 2022 / B O

Ministri Fikrim Damka priti në takim ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë Minca Benedejcic

Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, më datë 13 Prill 2022 realizoi takim me ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë znj.Minca Benedejčič .

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, projektet dhe programet, investimet kapitale , përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato në funksion të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.

Ambasadorja znj. Minca Benedejčič, falënderoi ministrin z.Damka për mikpritjen dhe shkëmbimin e informacioneve dhe deklaroi se është e gatshëm që të ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin socio – ekonomik.