“Je plakë”, komenti që po merr Arjola Demiri
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/04/Screenshot_5-37.png)
Arjola Demiri ka qenë e ftuar në një panel me disa personazhe të tjerë të famshëm, në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun.
Ajo ka thënë se një nga komentet e zakonshme që merr si figurë është publike është fakti se “je plakë”.
“Sidomos këto dy vitet e fundit unë kam një tërbim masiv të njerëzve ndaj meje. E kam analizuar, mund të jetë fama, suksesi të cilin e kam arritur për një kohë shumë të shkurtër. Pastaj nuk po them te bukuria. Ka komente vërtet të tmerrshme. ‘Ti je nënë, si pozon kështu’. Komenti më i shpeshtë është si del kështu se shumë plakë, je vyshkur”, ka thënë ajo.