75 Mall Live Search
17:43 / E Enjte, 14 Prill 2022 / A. M.

Covid-19 në Shqipëri/ Një viktimë dhe 56 raste të reja në 24 orët e fundit!

Një 76-vjeçar nga Vlora ka humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 907 testime të kryera janë regjistruar 56 raste të reja.

Qytetarët e infektuar gjatë 24 orëve janë konstatuar 27 në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Berat, 1 në Vau e Dejës, Kukës, Durrës, Fier, Patos, Selelnicë, Memaliaj, Korçë, Devoll, Kuçovë, Gramsh.

Janë 371 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.  Janë shëruar 36 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,510 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Prill 2022)

Raste të reja ditore 56
Të shëruar në 24 orë 36
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 907

Testime totale 1,790,270
Raste pozitive 274,376
Raste të shëruara 270,510
Raste Aktive 371
Humbje jete 3,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 206
Vlorë 41
Fier 25
Korçë 22
Gjirokastër 21
Elbasan 18
Berat 15
Shkodër 10
Durrës 9
Kukës 4