James O’Brien ëmërohet Koordinator i SHBA-së për sanksione

Sot Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se James O’Brien ka marrë detyrën e tij si koordinator për sanksione, diplomat me përvojë 30 vjeçare dhe me njohuri të jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.
“Ne e mirëpresim ambasadorin Jim O’Brien si Koordinatori i ri i Sanksioneve i Departamentit të Shtetit. Jim do të luajë një rol vendimtar në formësimin e politikës sonë të sanksioneve për të promovuar përgjegjësinë për korrupsionin dhe abuzimin e të drejtave të njeriut dhe për të penguar aktivitetet që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, ka shkruar Blinken teksa ka njoftuar për emërimin e O’Biren si Koordinator.
James O’Brien gjatë viteve të 90-ta ka shërbyer si i dërguar i posaçëm presidencial për Ballkanin, me përgjegjësi për politikën diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë të SHBA-së në këtë zonë. Përveç kësaj, O’Brien ka vepruar si Zëvendës Drejtor i Zyrës së Planifikimit të Politikave të Departamentit të Shtetit dhe si këshilltar i lartë i Ambasadores dhe Sekretares së Shtetit të OKB-së, Madeleine Albright./IndeksOnline/
We welcome Ambassador Jim O’Brien as @StateDept’s new Sanctions Coordinator. Jim will play a crucial role in shaping our sanctions policy to promote accountability for corruption and human rights abuse and deter activities that threaten our national security.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) April 14, 2022