75 Mall Live Search
08:53 / E Premte, 15 Prill 2022 / OSH

Granatime të ashpra në Kharkiv, ndizen 27 zjarre

Ekipet e shpëtimit të shërbimeve të urgjencës shtetërore të Kharkiv dolën 33 herë gjatë ditës së kaluar për të eliminuar zjarret, 27 prej të cilave u shkaktuan nga granatimet ruse, njoftoi shërbimi për shtyp i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në rajonin e Kharkiv.

Zjarret u shkaktuan në ndërtesa të larta banimi, shtëpi private, garazhe dhe makina, si dhe në objekte tregtare, shkruan Aljazeera.

Njësitë piroteknike u thirrën 83 herë për të pastruar municionet dhe objektet e tjera shpërthyese, shtoi shërbimi i shtypit.