Arrestohet 50 vjeçari – ngacmoj seksualisht një 25 vjeçare në veturë

Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në
Ferizaj, dje me datë 14.04.2022 rreth orës 13:50 ka pranuar një
informacion se në fshatin Gotovushë të Shtërpcës kishte ndodhur një
rast i sulmit seksual.
Në lidhje me këtë, policia e rendit fillimisht, ka marr veprimet e
nevojshme dhe ka identifikuar personin e dyshuar A.H ( M/K) i moshës
50 vjeçar dhe vendin e ndodhjes së tij, e më pas e ka shoqëruar në
stacionin policor në Shtërpcë dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i
Hetimeve.
I njëjti, dyshohet se të njëjtën ditë rreth orës 09:00 në fshatin Gotovushë
kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr viktimën J.V ( F/K) e
moshës 25 vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht.
Pas intervistimit të hetuesve rajonal , në prezencë edhe të avokatit
mbrojtës , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj,
i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të
mëtejme hetimore , ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Sulm seksual’’