75 Mall Live Search
09:36 / E Premte, 15 Prill 2022 / B O

Donika Kadaj bën një koment në profilin në Facebook të Ramush Haradinajt

Donika Kadaj ka kohë që po “pushon” nga politika.

Ish-deputetja për disa mandate në Kuvendin e Kosovës vendosi të pauzoj në politikë duke kryer rolin e analistes në disa televizione kosovare.

Por, duket se raportet me ish-shefin e partisë së saj, Ramush Haradinajn nuk janë edhe aq të ngrira.

Kadaj-Bujupi ka bërë “Like” dhe ka komentuar në statusin e fundit të ish-kryeministrit Haradinaj.

Kreu i AAK-së e ka kujtuar vëllaun e tij Enverin që u vra pas lufte në Kosovë, postim në të cilin ka reaguar edhe ish-deputetja nga Istogu.

“Kujtimi i tyre do të jetë i përjetshëm” shkruan në koment Donika Kadaj-Bujupi./Indeksonline/