75 Mall Live Search
11:05 / E Premte, 15 Prill 2022 / k.v

Policët e sulmuar në veri janë të nacionaliteteve shqiptar dhe serb

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të sulmuar sot në mëngjes në veri të Mitrovicës i përkasin nacionaliteteve serb dhe shqiptar. Këtë e ka konfirmuar vet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samendin Mehmeti.

Në pyetjen e IndeksOnline se çfarë nacionaliteti ishin policët e sulmuar sot në veri, Mehmeti tha: “Nëse po doni me ditë saktë, sot ka pasur në automjet edhe serb edhe shqiptarë”.

Kreu i policisë në një konferencë së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka treguar në detaje për katër sulmet e fundit të ndodhura ndaj policisë në veri brenda dy dite.

Mehmeti ka publikuar edhe foto të provave materiale të gjetura në vendin e ngjarjes./IndeksOnline/