75 Mall Live Search
12:36 / E Premte, 15 Prill 2022 / B O

Shkallët e prishura që nga paslufta te Posta në Dardani marrin pamje tjetër

Komuna e Prishtinës ka filluar disa punë në lagjen Dardania. Një ndër to është rregullimi i shkallëve te Posta e madhe.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu ka publikuar pamje që tregojnë se shkallët e shkatërruara ndër vite kanë marrë pamje tjetër.

“Sot nga afër përcjella punimet në lagjen Dardania dhe kujtova disa nga momentet e fëmijërisë që kam kaluar aty.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim ka filluar trajtimin e lagjes Dardania dhe punë të mira si kjo me shkallët e Kroit të Bardhë, do të ketë në vazhdimësi” thuhet në njoftimin e Musliut./Indeksonline