75 Mall Live Search
14:32 / E Premte, 15 Prill 2022 / A. M.

Zyra e Presidentes fajëson Serbinë për sulmet ndaj policisë në veri

Zyra e Presidentes së vendit ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Blerim Vela, Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar në Twitter duke fajësuar Serbinë për sulmet dhe se të njëjtat synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë.

“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë” ka shkruar Vela.