15 persona të lënduar nga aksidentet në trafik

219 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në bazë të raportit të punës për 24 orëshin e fundit.
Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) janë trajtuar 70 pacientë, në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik 38 dhe në Dhomën e Shërbimit Internistik 59 pacientë.
Janë kryer 40 vizita ortopedike, ndërsa, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente komunikacioni, janë trajtuar 15 persona.