Pse mbretëresha Elizabeth nuk do të marrë pjesë në shërbesën e Pashkëve?

Mbretëresha Elizabeth nuk do të marr pjesë në shërbimin e kësaj të diele, më 17 prill, ku kremtimi i Pashkëve Katolike mbahet në kishën e Kështjellës Windsor.
Mbretëresha që më 21 prill do të festojë 96-vjetorin e lindjes, nuk do të marrë pjesë në shërbimin hyjnor.
Të pranishëm do të jenë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore britanike.
Kremtimi i Pashkëve është një ngjarje e rëndësishme për familjen mbretërore dhe mbretëresha Elizabeth me siguri do të jetë e zhgënjyer që nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë.
Ajo ka probleme me lëvizjen dhe së fundmi ka treguar se për shkak të përvojës me COVID-19 ndihet ‘’shumë e lodhur dhe e rraskapitur’’.
Javën e kaluar, mbretëresha bëri një paraqitje të rrallë në inaugurimin e një njësie të re spitalore, e cila mori emrin e saj. /IndeksOnline/