Rusët bombardojnë zonat civile, 7 të vdekur dhe 34 të plagosur në Kharkiv

Të paktën shtatë persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në një zonë të banuar të Kharkiv, tha sot guvernatori rajonal.
“Okupatorët qëlluan në një nga zonat e banuara të qytetit të Kharkiv. Fatkeqësisht, 34 persona u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë. Shtatë persona u vranë, duke përfshirë një fëmijë shtatë muajsh”, tha Oleg Sinegubov në Telegram.
“Ushtria e dytë më e madhe në botë, ajo ruse, siç rezulton, mund të luftojë vetëm popullatën civile,” shtoi ai me ironi.
Sinegubov kërkoi nga banorët të mos dalin në rrugë nëse nuk është absolutisht e nevojshme.