Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Lupq.
Dyshohet se si pasojë e aksidentit disa persona kanë marrë lëndime trupore.
IndeksOnline ju sjell pamje.
Sipas pamjeve dy vetura kanë qenë të përfshira në aksident.
Kurse, njësitet policore kanë dal në terren dhe po merren me rastin./IndeksOnline/