Vrasja në fshatin Zllakuqan, Policia jep detaje

Një konflikt në fshatin Zllakuqan ka përfunduar me fatalitet për një person.
Indeksonline ka raportuar se dyshohet që një person ka humbur jetën nga ky konflikt.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.
Zëdhënësi i kësaj Drejtorie, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Indeksonline se rasti ka ndodhur rreth orës 18:20, teksa viktima ndërrroi jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Rreth orës 18:20 policia është njoftuar për një plagosje në fshatin Zllakuqan. Viktima është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin, tre persona të dyshuar janë arrestuar” ka deklaruar Gashi./Indeksonline/