75 Mall Live Search
20:56 / E Premte, 15 Prill 2022 / OSH

MZHR merr pjesë në takimin e Rrjetit lokal të Kombeve të Bashkuara në Forumin e Partneritetit për Migracion

Sot me datë 15 Prill Ministria e Zhvillimit Rajonal me ftesë të Rrjetit lokal të Kombeve të Bashkuara ka marrë pjesë në Forumin e Partneritetit për Migracion.

MZHR në ketë forum u përfaqësua nga zv. Ministri z. Agon Dobruna, Shefi i Kabinetit të ministrit z. Yildiray Bayram, Drejtoresha e DIEKP-së znj. Refiqe Sulqevci dhe Zyrtari për Integrime z. Xhevat Sefaj

Rrjeti lokal i Kombeve të Bashkuara për Migracionin në ketë forum për Partneritetit të Migracionit pas një diskutimi të frytshëm, nga prezantimet e Kompaktit Global për Migrim të Sigurt, ishte kjo një mundësi e mire për të diskutuar progresin e bërë drejt zbatimin e objektivave të GCM-së dhe për të identifikuar dhe ndarë praktikat e mira, në zbatimin e të gjitha objektivave të GCM, të cilat janë të rrënjosura në Axhendën 2030 për qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Nga këndvështrime të ndryshme të migrimit, të identifikuan shembuj të mirë, nga ty takim pati pajtueshmëri që të angazhohemi së bashku për tejkalimin e sfidave, që të mbështeten të drejtat e migrantëve në lehtësimin e proceseve në dobi të autoriteteve, komuniteteve dhe palëve të tjera të interesuara.

*****************