Kishat në Ukrainë do të mbyllen për Pashkët Ortodokse

Kishat në Ukrainë do të mbyllen gjatë orës policore për Pashkët Ortodokse.
Lajmi është raportuar nga policia e Ukrainës, Kisha Ortodokse e Ukrainës dhe Kisha Katolike Greke e Ukrainës, raporton BBC.
Shenjtërimi i shportave të Pashkëve do të mbahet, por do të respektohet ora policore.
Shërbimet e Pashkëve Ortodokse, që do të zhvillohen javën e ardhshme, gjithashtu do të anulohen gjatë kohës së orës policore.