Emocionuese! Travolta i uron ditëlindjen djalit të tij të ndjerë

Trembëdhjetë vjet më parë, John Travolta dhe gruaja e tij e ndjerë Kelly Preston humbën djalin e tyre Jet . Në vitin 2009, 16-vjeçari Jet, i cili ishte autik, shkoi me pushime me familjen e tij në Bahamas.
I riu goditi kokën në një vaskë.
Aktori amerikan me anë të një postimi në Instagram ka kujtuar ditëlindjen e djalit të tij të djerë i cili fatkeqësisht është ndarë nga jeta në vitin 2009.
John ka shkruar një mesazh prekës për Jetin i cili do të kishte ditëlindjen të mërkurën.
“I dashur Jet, më mungon më shumë se sa mund të përshkruajnë fjalët. Unë mendoj për ty cdo ditë. Gëzuar ditëlindjen. Me dashuri, babai juaj” shkruan John.