Dëgjohen shpërthime të rënda në Kiev e Lviv

Mëngjesi ka zbardhur me shpërthime të rënda në dy nga qytetet më të mëdha të Ukrainës.
Lvivi dhe Kievi janë goditur nga forcat ruse qysh në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas kryetarit të Kievit, Vitali Klitschko, shpërthimet goditën lagjen Darnytskyi në periferi të qytetit.
Ai shtoi se numri i viktimave nuk dihej dhe se ekipet e shpëtimit ndodheshin në vendngjarje, shkruan BBC.
Shpërthime janë dëgjuar edhe në qytetin Lviv, në Ukrainën perëndimore.
Guvernatori Maksym Kozytskyi tha se një sulm ajror kishte ndodhur midis orës 05:46 dhe 07:02 me kohën lokale.
Ai tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës po funksiononte, por nuk dha informacion të mëtejshëm se çfarë u godit dhe nëse kishte viktima.